VIDEO/ Hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarja humbet ndjenjat!

Nov 26, 2024 | 19:04
SHPËRNDAJE

Një tjetër protestuese ka humbur ndjenjat sot gjatë protestës së opozitë, e cila është shoqëruar me përplasje mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve.
Kujtojme se forcat e rendit kane perdorur makinat shihedhese dhe gazin per te shparndare tubuesit e opozites.

Siç duket edhe nga pamjet qytetares i ka ardhur në ndihmë deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Sot gjatë protestës policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në disa nga pikat e tubimit për të shpërndarë turmën me qellim per te liruar qarkullimin e automjeteve.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura