Një raketë ukrainase goditi anijen më të vjetër detare të Putinit në një goditje masive ndaj forcave ruse në Krime.
Pamjet treguan flakë dhe tym që dilnin nga luftanija 112-vjeçare në portin e pushtuar të Sevastopolit.
Anija e goditur nga Ukraina e quajtur Kommuna, është anija më e vjetër e marinës në botë dhe një anëtare e çmuar e flotës së Putinit në Detin e Zi.
E nisur për herë të parë në vitin 1913, është një objektiv mbresëlënës për forcat ukrainase pasi i mbijetuan dy luftërave botërore.
Guvernatori rus i rajonit të pushtuar, Mikhail Razvozhayev, u detyrua të pranonte se ishte lëshuar një raketë kundër anijes, duke shkaktuar një zjarr.
Ai pretendoi se zjarri ishte “shuar shpejt”, por sulmet ukrainase ndaj anijeve ruse të Detit të Zi kanë pasur sukses të madh muajt e fundit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al