Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane këtë sezon. Dhe pse është kryegolashënuesi i kampionatit, sulmuesi shqiptar nuk u preferua nga Silvinjo në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Së fundmi i ftuar në Itali për “Pianeta Biaconero” zbuloi se do e mendonte një ftesë nga Italia. Lojtari i Shqipërisë U-21 ndërkohë tha se nuk ka pasur kontakte deri tani.
“Sinqerisht e prisja ftesën e Silvinjos në nëntor, u zhgënjeva. Më vjen keq pasi rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë. Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën e Italsië, por nëse vjen një ftesë, sigurisht do ta mendoja”, u shpreh Shpendi.
Fjalët e Kristian Shpendit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al