VIDEO/ Ilir Meta mesazh nga “313-ta”, Monika Kryemadhi lexon postimin e ish-bashkëshortit e ulur e vetme në sallën e Parlamentit

Oct 28, 2024 | 17:32
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar mbështetësve të tij me një mesazh nga burgu 313, ku ai ndodhet aty prej disa ditësh pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Ndërkohë, ish bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së Monika kryemadhi lexon postimin në telefon, e ulur e vetme në sallën e seancave plenare.

Ne nje mesazh te shperndare nga Partia e Lirise, Meta shprehet se arrestimi i tij ishte planifikuar prej kohesh dhe qellimi ishte rrembimi i mandatit te katert ne prag te zgjedhjeve te 2025.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare”, thekson Meta.

Më tej ish-Presidenti shton se: ” 
Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira”.

LEXO EDHE: I arrestuar dhe i burgosur te 313-ta, Ilir Meta mesazh për përkrahësit: Përse duhet të rrëmbehej në mes të autostradës Presidenti i PL! U bë me një konsensus i gjerë i përgatitur nga…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura