Inter ka fituar 2 me 3 në transfertën e Udinezes. Kështu zikaltërit lënë pas humbjen në derbin e Milanos.
Ishte Fratezi që hapi rrugën e rrjetës për zikaltërit që në minutën e parë të takimit. Dhe pse gjithçka dukej e lehtë në fillim, vendasit barazuan. Ishte Lautaro Martinez që u kujdes për t’i dërguar zikaltërit në avantazh drejt dhomave të zhveshjes.
Pjesa e dytë nisi me gol po nga Lautaro, që plotësoi dopietën personale. Udineze shënoi golin e dytë pak minuta para fundit të takimit, teksa nuk ia doli të marrë pikë në sfidën e Seria A.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR:
Udineze – Inter 2-3
35′ Kabasele, 83′ Luka – 1′ Fratezi; 45+3′, 47′ Lautaro Martinez
Goli i Fratezit: (VIDEO)
Goli i Kabasele: (VIDEO)
Goli i Lautaro Martinez: (VIDEO)
Goli i dytë Lautaro Martinez: (VIDEO)
Goli i Luka: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
UDINEZE (3-5-2): Okoje; Kabasele, Bizhol, Ture; Ehizibue, Lovriç, Karlstrom, Zarraga, Zemura; Tovë, Devis.
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al