VIDEO/ Interi zhgënjen në miqësore, arabët e Al Itihad u japin “leksion” në… Monza

Aug 8, 2024 | 7:46
SHPËRNDAJE

Interi zhgënjeu mbrëmjen e djeshme, në testin miqësor të zhvilluar ndaj skuadrës së Al Itihad, teksa u mposht me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në stadiumin e Monzës.

 inter

Dopieta e sulmuesit Musa Diabi, i cili u bashkua me skuadrën arabe në merkaton e verës, i dhuroi suksesin verdhezinjve të Benzema, Kante & CO. Vlen të theksohet fakti se Al Itihad drejtohet nga trajneri francez Laurent Blank.  

Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ai u aktivizua në minutën e 63-të të sfidës duke zënë vendin e Barelës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura