67.1 milionë ndjekës numëron Kristiano Ronaldo në “YouTube” duke qenë ndër më të ndjekurit. Ylli i futbollit pritet të thyejë rekorde në vazhdim dhe këtë e ka paralajmëruar me fjalët e tij.
“I ftuari im i radhës në YouTube do të thyejë internetin”, u shpreh Ronaldo. Të gjithë po aludojnë se cili mund të jetë i ftuar, ndërsa sigurisht që një bisedë me Leo Mesin do të ishte spektakolare.
1.5 milionë shikime ka arritur Ronaldo me videon e shkurtër, ku tregon se do të thyejë internetin me intervistën e radhës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al