VIDEO/ Ivana kopjon shqiptarët, modelja s*ksi kroate tallet me italianët para sfidës së sotme

Jun 24, 2024 | 17:49
SHPËRNDAJE

Modelja kroate Ivana Knoll, ka tërbuar fansat italian me një video në rrjetet sociale, para sfidës së sotme mes dy kombëtareve për Euro 2024.

ivana knoll

Knoll ka kopjuar veprimin e tifozëve shqiptarë, të cilët bën xhiron e rrjetit me një video theksa thyenin makarona në sy të tifozëve italianë.Screenshot 2024-06-24 173447

Modelja seksi është shfaqur duke gatuar makarona, dhe duke i thyer në gjysmë, ashtu si tifozi kuqezi bëri në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Screenshot 2024-06-24 173456

“Mjaft italianë! Makaronat po thyhen sonte”, ka shkruar modelja krahas videos.

Kujtojmë se në stadiumin “Signal Iduna Park” ku u luajt dueli Itali-Shqipëri ishin mbi 50 mijë tifozë kuqezinj, ndërsa nga ana tjetër rreth 10 mijë “axurrë”. Para startit të ndeshjes, një shqiptar është shfaqur me makaron në duar teksa i thyen përpara syve të italianit. Ky i fundit ulet në gjunjë dhe nis të qajë teka i lutet mos ta bëjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura