VIDEO/ Kristiano Ronaldo i pandalshëm, portugezi ngjitet në kuotën e 907 golave

Oct 18, 2024 | 23:53
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo rikthehet të shënojë me Al Nassr. Portugezi realizoi në triumfin 2-1 që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Al Shabab.

RONALDO
Një gol me tepër vlera për 39-vjeçarin, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për të shënuar golin e fitores. Realizim që e ngjit në kuotën e 907 gola në karrierë mes klubeve dhe kombëtares portugeze.

Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin, i cili ka dhuruar edhe 2 asiste. Ndërkaq, në total këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 11 herë këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura