VIDEO/ Kurtua shkakton autogol, por Reali përmbys me 4 gola Espanjolin e Kumbullës

Sep 21, 2024 | 23:04
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa të gjitha golat u realizuan në fragmenin e dytë të lojës. 

kurtua

Fillimisht ishte portieri madrilen Tibo Kurtua, i cili në minutën e 54-t, i dhuroi avantazhin miqve, duke shkaktuar autogol. Gjithsesi skuadra e Karlo Ançelotit, arriti të reagonte mjaft mirë, duke përmbysur rezultatin me plot 4 gola. 

Fillimisht ishte Karvahal që në minutën e 58-të, vendosi baraspeshën. Në minutën e 75-të, skenën e rrëmbeu braziliani Rodrigo, që shënoi për 2-1, ndërkohë që madrilenët shënuan edhe 2 herë të tjera me Vinicius Zhunior dhe Mbape në minutat 78 dhe 90 duke kompletuar kështu “pokerin”. 

Në radhët e Espanjolit, titullar në këtë ndeshje u aktivizua edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, që qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, por pa mundur të lerë gjurmë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura