Magjia e Champions do të kthehet sot në fushë. Do të jenë dy ndeshje fillimisht që fillojnë në orën 18:45. Milani luan në transfertën e Slovan Bratislavës, ndërsa Sparta e Pragës pret Atletikon e Madridit. Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.
Nga minuta e parë kundër Atletikos do të jenë për Spartën tre lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Qazim Laçin, Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin.
Ndërkohë te Milani bie në sy se Rafael Leao e nis në stol këtë takim ndaj Slovan Brastislavës.
REZULTATET
SLOVAN BRATISLAVA 2-3 MILAN
24′ Barsegian, 88′ Marçeli – 21′ Pulisiç, 68′ Leao, 71′ Abraham
88′ Një predhë nga distanca e Marçeli shkurton diferencën (VIDEO)
71′ Abraham treshifon shifrat pas një gafe nga Slovan Bratislava. (VIDEO)
68′ Leao i aktivizuar në pjesën e dytë rikthen avantazhin te Milani. (VIDEO)
24′ Barsegian barazon takimin për Slovan Bratislavën. (VIDEO)
21′ Milani kalon në avantazh me Pulisiç. (VIDEO)
4′ Milani pretendon penallti, kryesori vazhdon lojën. (VIDEO)
SPARTA E PRAGËS 0-6 ATLETIKO MADRID
15′, 59′ Alvarez, 43′ Lorente, 70′ Grizman, 85′, 89′ Korrea
89′ Korrea i pamëshirshëm shënon përsëri në portën e ekipit çek. (VIDEO)
85′ Korrea shënon golin e pestë për spanjollët (VIDEO)
70′ Grizman shënon dhe golin e katërt për Atletikon. (VIDEO)
59′ Alvarez plotëson dopietën personale duke trefishuar shifrat për Atletikon. (VIDEO)
43′ Lorente dyfishon shifrat, pasi krosimi i tij në zonë nuk vlerësohet si duhet nga portieri dhe përfundon në rrjetë. (VIDEO)
15′ Alvarez zhbllokon sfidën për Atletikon nga goditja e dënimit. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Slovan Bratislava – Milan
Sparta e Pragës – Atletiko Madrid
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al