VIDEO/ Leksion futbolli nga Barcelona, skuadra e Flik zbërthen Bajernin falë tregolëshit të Rafinjas

Oct 23, 2024 | 22:58
SHPËRNDAJE

Barcelona i ka dhënë një leksion futbolli Bajern Mynihut me një fitore bindëse 4-1 përballë bavarezëve, ku protagonist absolut ishte Rafinja.

barcelona

Sulmuesi brazilian i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e parë të ndeshjes, duke i bërë pak më të thjeshtë vijimin e takimit ku bavarezët u hodhën me shumë forca në sulm. Kejn ia doli të barazonte shifrat, por furia e bavarezëve solli edhe boshllëqe në prapavijë, të cilat u shfrytëzuan nga katalanasit në mënyrë perfekte. Levandovski ktheu në avantazh Barcelonën, ndërsa Rafinja në minutën e fundit thelloi diferencën.

Ishte përsëri Rafinja ai i cili tundi rrjetën me një kundërsulm të shpejtë në pjesën e dytë, duke ia bërë të pamundur Bajernit kërkimin e një përmbysje në minuat e mbetura të sfidës.

Kështu, katalanasit ngjallin edhe një herë fushatën e tyre europiane, ndërsa bavarezët mbeten në zonë e poshtme të tabelës.

BARCELONA-BAJERN MYNIH 4-1

1’, 45′, 56′ Rafinja, 37′ Levandovski / 18′ Kejn

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Barcelonës.

88’ Një harkim në zonë devijohet nga Koman, por Penja largon rrezikun.

83’ Jamal nis një tjetër harkim perfekt nga e djathta në shtyllën e dytë, Levandovski nuk ia del të devijojë topin në rrjetë. (VIDEO)

72’ Musiala i futur në pjesën e dytë tenton të gjejë portën, tentativa e tij devijohet në këndore.

65’ Koman gjen hapësirën në kufijtë e zonës që të gjuajë, por nuk gjen portën e katalanasve.

56’ GOOOL BARCELONA!  Kundërsulm i shpejtë i katalanasve, Jamal jep një pasim perfekt për Rafinja i cili kontrollon me gjoks dhe pastaj ecën drejt zonës, duke mposhtur përsëri Nojer me një diagonale. (VIDEO)

50’ Pas një aksioni nga e djathta, topi përfundon te Palinja i cili gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 3-1 për Barcelonën.

45’ GOOOL BARCELONA! Top i gjatë perfekt i Kasado për Rafinjën në të majtën, sulmuesi bën gjithçka mirë dhe mposht përsëri Nojer me një gjuajtje të pakapshme. (VIDEO)

37’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez ia del të shmangë largimin e topit me kokë të Kim, pason në qendër për Levandovskin i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Bavarezët kërkojnë faull ndaj mbrojtësit, por gjyqtari bën shenjë nga qendra. (VIDEO)

35’ Kejn gjen Guerreiron në të djathtën, por futbollisti nuk ia del të gjuajë në portë. (VIDEO)

26’ Nojer thuajse bën gafën e vitit përballë Jamal, duke goditur sulmuesin në largimin e topit, por për fatin e tij sfera e kthyer përfundon jashtë. (VIDEO)

25’ Rafinja nga jashtë zonës provon të gjejë portën, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

18’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë i bavarezëve me Gnabri i cili nga e majta harkon për Kejn, me sulmuesin  cili këtë herë shmang pozicionin jashtë loje dhe shënon. (VIDEO)

10’ Myler nga e djathta del në sulm dhe harkon në zonë ku Kejn me kokë gjen rrjetën. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të anglezit. (VIDEO)

8’ Kejn i shmanget pozicionit jashtë loje, por Penja del nga zona dhe i heq sferën.

1’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez jep një top në thellësi për Rafinja i cili me qetësi shkon drejt portës, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Spanjë.

sdfdsfdsfsddsffdsdsffsd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura