VIDEO- “Lëshojeni djalin”/ Momenti kur policia arreston një qytetar, ndërhyjnë deputetët e PD

Dec 23, 2024 | 18:32
SHPËRNDAJE

Gjatë protestës së opozitës, policia ka tentuar disa herë që të shpërndajë qytetarët. Ndërsa në një moment është ndaluar një i ri, por është dashur ndërhyrja e disa deputetëve të opozitës, që protestuesi të lihet i lirë.

Siç shihet edhe në këto pamje, deputetët e Partisë Demokratike dëgjohen të thonë “Lëshojeni djalin”.

Ndërkohë Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD-së, akuzoi policinë se po provokon qytetarët.

“Ka një tentativë të policisë për të dhunuar qytetarët. Po shkelin të drejtat Kushtetuese, po dhunohen qytetarët për të mos i lejuar të ushtrojnë të drejtat e tyre për të protestuar”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura