VIDEO/ Lojtari shqiptar kthehet në hero te Rubin Kazan, shënon dopietë dhe i dhuron fitoren skuadrës së tij

Oct 27, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

Veldin Hodza është kthyer në hero sot te Rubin Kazan. Mesfushori me origjinë shqiptare shënoi dy gola për klubin rus, që fitoi 1 me 2 në transfertën e Orenburg.

bandicam-2024-10-27-13-07-50-404

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 13-të të Premier Ligës ruse. Pjesa e parë u mbyll në disavantazh nga Rubin Kazan.

Në të dytën ishte Hodza që mendoi për të përmbysur gjithçka. Mesfushori shqiptar, që ka luajtur me moshat e Kroacisë, barazoi me fillimin e pjesës së dytë.

Goli i përmbysjes erdhi tre minuta para fundit të kohës së rregullt. Kujtojmë se në sfidën e ditës së sotme ishte titullar dhe Mirlind Daku.

Golat e Veldin Hodzës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura