Everton ka realizuar një video interesante ku një pjesë e lojtarëve dërgojnë ftesa zyrtare te shokët e skuadrës. Bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjes dhe Broja merr po ashtu një ftesë.
Është Vitali Mikolenko, i cili thotë Armando Broja pasi pyet se cilin zgjedh të ftojë nga shokët e skuadrës. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar u afrua tek Evertoni në huazim nga Çelsi.
Mikolenko ndërkohë është nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit anglez ku bën pjesë prej vitit 2022.
25-vjeçari është titullar dhe tek Ukraina, ndërsa u përball me Shqipërinë në dy ndeshje për Ligën e Kombeve.
Mikolenko fton Brojën: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al