Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë sot (16 nëntor) në Pallatin e Kongreseve, ku po mbahet “Panari i Librit”.
Gjatë vizitës së tij, Basha ka marrë nga Ben Blushi, librin e fundit të tij “Komploti”, shoqëruar dhe me një autograf.
Panairi i Librit filloi të mërkurën më 15 nëntor edicionin e 26-të dhe do të zgjasë deri ditën e hënë më 19 nëntor.
Në dy katet e Pallateve të Kongreseve janë vendosur shtëpi të ndryshme botuese me botimet e tyre të reja.
LIBRI I BLUSHIT
Autori Ben Blushi ka prezantuar disa dite me pare librin “Komploti”, i cili flet per Shqiperine e vitit 2044. Ne nje rrefim per News24, Blushi ka treguar deaje nga libri i tij, sipas te cilit refugjatet qe do vijne ne Shqiperi do organizohen per te marre pushtetin politik.
“Është koincidencë e bukur sepse gjithë këto ditë më kanë shkruar ose më kanë pyetur që si ka mundësi që ke parashikuar që mbas shumë vitesh Shëngjini do të kthehet në një bashki të huajsh, emigrantësh më saktë. Këto ditët e fundit pati një marrëveshje me Italinë dhe duket sikur kjo u vendos. Sigurisht, është fryt i fantazisë. Unë kam shkuar shpesh në Shëngjin aty ku ka shumë afganë prej dy vitesh dhe aty më ka lindur ideja e një komploti, në një vend si Shqipëria, e cila zbrazet.
Pra ideja themelore e librit është çfarë ndodh me Shqipërinë pas 20 vitesh, nëse popullsia jonë bjerret, pra pakësohet edhe më shumë se kaq. Ne kemi qenë 3 milionë e pak banorë ndërsa sot jemi ndoshta 2 milionë e gjysmë, ku i dihet që mbas 20 vitesh do të jemi 1 milionë e gjysmë për shkak të emigrimit të lartë dhe rënies së lindjeve. Sot lindin më pak bebe se kurrë në Shqipëri. Këtu lindnin 36 mijë bebe në vit, ndërsa tani lindin më pak se 35 mijë bebe. Pra rënia jonë e popullsisë te ne është drastike. Ne e ndjejmë se jemi popull i vogël. Ideja e librit është çfarë ndodh me Shqipërinë nëse numri i shqiptarëve zvogëlohet dhe popullsitë e huaja, refugjate apo emigrante, shtohen.
Në një vend si Shqipëria, që mirë apo keq është vend europian, nuk do të ketë refugjatë gjermanë, apo anglezë, as suedezë, por do ketë emigrantë nga vende më të pazhvilluara se ne, që mund të jenë vende aziatike apo afrikane siç po flitet. Dhe kur këta do të vijnë, siç ndodh në Francë, Itali, apo Belgjikë, ata do të organizohen për të marrë më shumë pushtet ekonomik, më shumë pushtet shoqëror, apo politik. Kjo është ideja e “Komplotit”, një konflikt mes shqiptarëve dhe të huajve që vijnë këtu, për të krijuar një shtet më të madh”, ka thene Ben Blushi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al