VIDEO/ Manaj “ndez turbon”, sulmuesi i Kombëtares shënon në ndeshjen e tretë radhazi me Sivasporin

Oct 25, 2024 | 20:54
SHPËRNDAJE

Pas nisjes jo fort pozitive, Rei Manaj duket se ka “ndezur turbon”, teksa mbrëmjen e sotme gjetur sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Sivasporit.

MANAJ 

Sulmuesi shqiptar, mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor. Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-3 për Sivasporin.  

Ky ishte realizimi i katërt në 7 ndeshje, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatjaspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep.  

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura