VIDEO/ Mbape & CO nuk ndezin, Reali zhgënjen sërish në kampionat

Aug 30, 2024 | 7:10
SHPËRNDAJE

Tjetër rezultat zhgënjyes i Realit të Madridit në kampionat. Edhe pse yje të shumtë në formacion, si Mbape, Vinicius & CO, skuadra e Ançelotit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Las Palmas në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës. 

mbape

Vendasit shënuan të parët me Moleiron në minutën e 5-të, ndërkohë që Reali barazoi shifrat me Vinicius Zhunior i cili shënoi me penallti në minutën e 69-të. 

Ky ishte barazimi i dytë në 3 javë për madrilenët që duket se nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur. Në sfidën e radhës skuadra e Ançelotit do të përballet me Betisin në shtëpi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura