Myrto Uzuni po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e djeshme rrëmbeu skenën duke shënuan tripletë golashë në duelin ndaj Kartagjenës ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4 me 1. Talenti shqiptar është shndërruar në një “mbret” te Granada, falë protagonizmit të tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ndër të tjera është shndërruar në dirigjentin e ultrasve. Ai ka qëndruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar.
Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”.
🫢 Te mete un 𝐡𝐚𝐭-𝐭𝐫𝐢𝐜𝐤 y te inicia el cántico.
Imagina no quererle. ❤️🥹 pic.twitter.com/BUGOft1YD3
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) December 17, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al