Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur u dhunua barbarisht në një berberhane 48-vjeçari Adriatik Roshi. Gazetar i Igli Celmeta raporton se 48 vjeçari, Adriatik Roshi eshte dhunuar nga disa persona qe sipas Policise bejne pjese ne grupin e Luçiano (Artur) Koçekut, ngjarje e ndodhur në rrugën “29 Nëntori” në kryeqytet më 5 Janar.
Në video shihet momenti kur 4 autorët mbërrijnë në berberhane të maskuar dhe me kleva e sëpatë në duar duke kërkuar shënjestrën e tyre. Sapo e shikojnë, e tërheqin zvarrë në dysheme dhe më pas nisin ta dhunojnë për disa minuta me sende të forta.
Në pamje, Adriatik Roshi shihet i gjakosur në fytyrë nga goditjet e marra. 42-vjeçari prej 3 ditësh ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Në pranga, pas ngjarjes, kanë rënë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha. Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano (Artur) Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin e biznesmenit Tur Koçeku, si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen, raporton gazetari.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K”, njofton policia.
Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, 2 automjete dhe disa veshje që kanë përdorur autorët gjatë ngjarjes.
NJOFTIMI
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.
Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë.
Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al