VIDEO/ Mitaj sërish titullar, Al Itihad shkëlqen me shqiptarin në fushë

Oct 3, 2024 | 22:25
SHPËRNDAJE

Mario Mitaj, u aktivizua sërish titullar, në triumfin 1-2, që skuadra e Al Itihad, regjistroi në transfertë ndaj Al Okhdod. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për verdhezinjtë, me futbollistin shqiptar nga minuta e parë në kampionat. 

MITAJ

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51-të, Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89-të. Golin e nderit vendasit e shënuan në minutën e 90+6 me Al Abas. 

Vlen të theksohet fakti se edhe këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura