Opozita ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile. Sot ata kanë thirrur protestën para kryeministrisë dhe më pas tubimi do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.
Ndërkohë rreth godinës së kryeministrisë janë vendosur forca të shumta të policisë, të cilët të pajisur me helmeta për të qenë në gatishmëri.
Kujtojmë se rreth 1500 efektivë policie janë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita.
Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al