Rrugët e Zonave periferike në Durrës janë përmbytur , pas reshjeve të shiut që përfshin qytetin pasditen e sotme.
Një nga zonat më problematike është lagja nr.18, pranë stadiumit.
Sasia e dendur e reshjeve ka shtuar praninë e ujit në disa centimetra, pothuajse në lartësinë e trotuareve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Durrësi është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe erë e fortë me shpejtësi deri në 13 m/s, duke shkaktuar thyerjen e disa pemëve dekorative.