Adana Demirspor ka shkaktuar një surprizë në Superligën turke duke mposhtur Beshiktashin me rezultatin 2-1. Ishte mbrojtësi Arda Kurtulan që fitoi duelin mes shqiptarëve në Turqi, pasi ia doli pikërisht përballë Muçit.
Muçi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve. Sulmuesi shqiptar në krahun e majtë ia bëri mjaft të vështirë ish-lojtarit të Shpresave.
Goli i Beshiktashit në minutën e 72-të erdhi pikërisht nga krosimi i Muçit, ndërsa përballë kishte Kurtulan.
Ky i fundit pati një ndërhyrje të rëndësishme, pasi Muçi goditi një top më kokë duke tentuar të gjejë rrjetën. Ishte mbrojtësi i Demirspor, që devijoi topin në këndore për të shpëtuar skuadrën e tij.
Dueli mes të dyve vazhdoi deri në fund. Në kohën shtesë ishte Muçi që provoi me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Kurtulan po i pengonte rrezen e portës. Topi përfundoi jashtë.
Kjo fitore ishte e para për Adana Demirsport, teksa Kurtulan tregoi vlera në mbrojtje.
Goli që nisi nga këmbët e Muçit: (VIDEO)
Goditja me kokë e Muçit, që u devijua në këndore nga Kurtulan: (VIDEO)
Goditje tjetër e Muçit ku Kurtulan i pengon rrezen: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al