Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami rrëmbyen skenën mbrëmjen e djeshme, pas kualifikimit zyrtar të Shqipërisë në Europian. Teksa po udhetonin me autobus drejt aeroportit gjatë kthimit, të dy futbollistët që aktivizohen në Serinë A, dhuruan “show” gjatë një video live në “Instagram”, ku u përfshinë edhe futbollistë të ndryshëm, ku spikatët ata të Interit, Dumfris, Pavar dhe Lautaro Martinez.
Ky i fundit komplimentoi muzikën shqiptare që ishte në sfond. “Muzika top”, shkroi Lautaro, teksa e falenderuan për komplimentin, Asllani dhe Bajrami, nuk i kursyen batutat me yllin argjentinas të Interit.
“Lautaro faleminderit që u fute. Shikohemi në Botëror”, tha fillimisht Asllani. Në atë moment ndërhyn edhe Bajrami: “Lautaro shihemi në Botëror, por Mesi kundër Shqipërisë ehee”.
“Muzika shqiptare është shumë e bukur. Është më e bukur se ajo argjentinase. E bukur është edhe e juaja, por kjo tona është më e bukur”.
SHIKONI VIDEON: KËTU
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al