VIDEO/ “Na keni çarë k***”, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj lojtarëve pas humbjes me Liverpulin

Sep 18, 2024 | 7:25
SHPËRNDAJE

Milani u mposht me rezultatin 1-3 ndaj Liverpulit, në duelin e parë të Champions-it, duke zhgënjyer totalisht tifozët kuqezinj, të cilët nuk i kursyen shpërthimet ndaj skuadrës së tyre. 

milannnn

Prej minutës së 80-të disa tifozë kuqezi u larguan nga tribuna e San Siros, ndërsa nga minuta e 85-të “Curva Sud” vendosi të mos këndonte më këngë dhe të heshtin.  

Para fishkëllimës së fundit atmosfera u nxeh edhe më shumë. “Na ke çarë k*rin”, ka brohoritur disa herë i gjithë stadiumi teksa ndeshja shkonte drejt fazës finale.

Pasi ndeshja mbaroi, Fonseka dhe lojtarët e tij u rreshtuan nga tifozët poshtë tribunës, duke marrë kritika të shumta. Mbrëmjen e sotme 59.826 tifozë ishin të pranishëm në San Siro. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura