VIDEO/ Në prag të festave të nëntorit, artisti i ri realizon muralen kuq e zi, vizaton 40 firmëtarët e Pavarësisë

Nov 13, 2024 | 17:27
SHPËRNDAJE

Në shumë qytete të botës, nuk është më e nevojshme të shkojmë në muze për të admiruar piktura apo vepra arti, pasi ato mund të gjenden gjithashtu në mure të vizatuara në mënyrë të përkryer, që shndërrohen në një lloj ekspozite të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë.


Edhe në Vlorë, ka nisur një iniciativë e tillë, ku arti i vizatuar në mure sjell një dimension të ri dhe më të afërt të trashëgimisë kulturore. Në prag të përvjetorit të Pavarësisë më 28/29 Nëntor, artisti i njohur Bledar Cakalli realizoi një vepër të jashtëzakonshme, duke realizuar një murale kuq e zi në zonën e Jonufrës, ku janë të Skicuara Imazhet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, vepër e cila pritet te përfundoj shumë shpejte .

Artisti Bledar Cakalli ka folur me gjere per mikpritjen dhe punën e tije ne këtë terren te vështirë .

Ky projekt, përveç se është një mënyrë për të kujtuar ngjarje të rëndësishme historike, shërben gjithashtu si një lloj bashkësie artistike që integron kulturën dhe historinë në jetën e përditshme të qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura