Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi.
Një futbollist ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit nga një rrufe teksa luante futboll. Bëhet fjalë për Septain Raharja, i cili po luante një ndeshje miqësore futbolli midis 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.
Media vendase “PRFM News” pohoi se Raharja ishte ende duke marrë frymë pas incidentit dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por ndërroi jetë më pas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al