VIDEO/ Persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën teksa ishte i ulur në lokal, dalin pamjet e atentatit të dështuar ndaj Arlind Bushatit, që u vra me Hamza Licin

Oct 31, 2024 | 8:27
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar pamjet e atentatit të dështuar ndaj Arlind Bushatit, i cili u ekzekutua ditën e djeshme së bashku me Hamza Licin.

Atentati i dështuar ndaj 23-vjeçarit ndodhi më 10 tetor, teksa i riu ishte ulur në një lokal në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

Dy persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën, por nuk qëllojnë drejt tij duke u larguar nga vendngjarja.

Ndërsa personat e pranishëm në kafe ngrihen të tmerruar nga karriget. Një ditë pas ngjarjes, më 11 tetor 2024, Arlind Bushati kallëzuar në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar që lëviznin me një motor, i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri.

Po ashtu mësohet se në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol.

NGJARJA

Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar. Për pasojë Lici ndërroi jetë, ndërsa Bushati u plagos në gjendje të rëndë dhe nderroi jete me vonë.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin duke u kthyer nga Mali i Zi kur makines se tyre iu be pritë.

Si pasojë e të shtënave, makina e tyre ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një motor, ku po udhëtonin bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa burri i saj u plagos.

Në vendngjarje shkuan  shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura