Derbi i Milanos si zakonisht prodhon gjithmonë rast të diskutueshëm dhe polemika pas tij. Këtë herë, polemikat ishin për një gol të anuluar të Lautaro Martinez e sidomos për pretendimet e Interit për një penallti të shkaktuar nga Pavloviç ndaj Turam.
Ish-gjyqtari italian Luka Mareli, duke bërë moviolën për “DAZN” pas ndeshjes, shpjegoi të dy këto momente të diskutueshme.
“Minuta e 64-t, gol i anuluar për Lautaron. Pasi shënon, asistenti lëviz flamurin, ka pikasur një faull në sulm. Faulli është një e shtyrë me shpatull e Dumfris në shpinën e Teos, vendim me të cilin jam dakord.
SHIH VIDEON
Turam-Pavloviç? Sipas këndvështrimit tim, në këtë rrethanë vendimi nuk ka qenë korrekt, Ndërhyrja e Teo Hernandez është në rregull, jo prekja e Pavloviç në pulpën e majtë të Turam. Kontakt i dukshëm, sipas meje është penallti dhe duhej të ndërhynte VAR-i, pasi është një kontakt që i ka shpëtuar arbitrave dhe asistentëve të tjerë”, tha Mareli.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al