Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është bërë sërish viral në rrjete sociale.
Këtë herë Joe Biden është kapur mat duke fjetur gjatë një takimi me liderët afrikanë në Angola.
Teksa zëvendës presidenti i Tanzanisë, Philip Mpango, po mbante fjalimin e tij në këtë takim, Biden mbylli sytë dhe u mbështet për gjumë.
Disa e kanë interpretuar këtë moment si një shenjë e lodhjes që mund të lidhet me ngarkesën e tij dhe angazhimet ndërkombëtare.
Sigurisht ky moment zgjati për pak. Më pas ai u zgjua. Incidenti ndodhi në ditën e fundit të një udhëtimi tre-ditor në Angola – vizita e parë dypalëshe e Biden në Afrikë që nga marrja e detyrës në 2021.
Biden është akuzuar edhe herë tjera për përgjumje në disa evente ndërkombëtare vitin e kaluar, ndërkohë që është përballur me kritika për moshën dhe gafat e tij në skenën botërore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al