VIDEO/ Protesta pa fjalime e opozitës, ‘paralizohet’ qarkullimi pranë ministrisë së Brendshme, qytetarët nuk lejojnë kalimin e urbanit dhe makinave

Oct 7, 2024 | 18:39
SHPËRNDAJE

Nisja e protestës së opozitës ka sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në aksin pranë ministrisë së Brendshme është paralizuar qarkullimi I makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.

protesta

Ndërkohë protestuesit që janë nisur edhe drejt kryeministrisë bllokuan edhe një rrugë pranë bashkisë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave.

Madje, protestuesit janë konfliktuar edhe me shoferët e makinave.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura