Edhe pse do më pak se dy orë që të fillojë ndeshja midis Shqipërisë dhe Çekisë, situata jashtë stadiumit “Air Albania” duket se është kaotike.
Portat për të hyrë brenda në stadium nuk janë hapur ende dhe kjo gjë ka krijuar radhë të gjata pritje nga tifozët.
Me anë të një video të siguruar nga “Panorama Sport” shikohet gjendja kaotike e krijuar jashtë hyrjeve të “Air Albania”-s.
KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al