VIDEO/ Rama publikon pamjet nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta: Vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë

Aug 22, 2024 | 8:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

divjake karavasta

Teksa publikon pamjet nga ky park, kreu i qeverisë thotë se vetëm gjatë muajit korrik ky atraksion turistik priti 67 mijë vizitorë.

“Mirëmëngjesi dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura