Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, që sipas tij është një aks i ri që lidh dy bashkitë për 20 minuta.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks rrugor krijon kushte optimale për transport si dhe nxit zhvillimin e turizmit.
“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan kryeministri, i cili ironizon edhe opozitën.
“U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma! Qesh mirë kush qesh i fundit”, mbyll postimin Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al