Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës, por edhe në veri të vendit.
Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga.
Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga reshjet, rrugët janë të hapura, por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.
Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm.
Ndërkohë që këtë mëngjes reshjet e dëborës janë prezentë edhe në qytetin e Korçës.
Edhe në veri, konkretisht në akset Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth rrugët janë pastruar dhe janë kriposur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al