VIDEO/ Rikthim me gol, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës për herë të 9-të në kampionat

Aug 25, 2024 | 13:42
SHPËRNDAJE

Xhakomo Vrioni është rikthyer me gol në elitën e futbollit amerikan, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 5 ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 0-5 që skuadra e tij Neë England Revolution arriti në transfertë ndaj Montreal.

 

VRIONI-GOL

Vrioni u hodh në fushë në minutën e 66-të, teksa në minutën e 79-të, arriti të tunde rrjetë duke ngritur shifrat në 0-4. Shqiptari realizoi edhe një gol në minutën e 90+1, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. 

Këtë sezon Vrioni po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Neë England Revolution ku në 21 ndeshje ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë një asist.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura