Eduard Rroca vazhdon të mbetet protagonist kryesor i skuadrës së Keçiorengyçy me golat dhe asistet e tij në këtë sezon.
Mesfushori shqiptar ka dhënë sot një tjetër asist për klubin e kategorisë së dytë turke në ndeshjen ndaj Sakarjaspor. Pikërisht një pasim i tij në minutën e 17 solli barazimin e përkohshëm 1-1 nga Dembele, në sfidën që u mbyll me shifrat 3-2 për miqtë. Ky ishte asisti i dytë i këtij sezoni për Rrocën, i cili ka shënuar edhe 4 gola.
SHIH VIDEON
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në drekë në kategorinë e dytë turke, Dean Liço ka bërë debutimin e tij si titullar te Boluspori, pikërisht në ndeshjen kundër ish-skuadrës, Igdir. Boluspor fitoi me shifrat 1-0 dhe e sheh veten të pozicionuar mes skuadrave të zonës play-off për ngjitjen në elitë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al