Armando Sadiku vazhdon të shënojë me një ecuri mbresëlënëse në kampionatin indian të futbollit. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka gjetur sot golin për ndeshjen e 7 radhazi me fanellën e Goa.
Në sfidën kundër Punxhab, Sadiku ishte ai që i dha avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë me një diagonale të saktë nga e djathta e sulmit duke mposhtur portierin kundërshtar.
SHIH VIDEON
Për sulmuesin shqiptar, ky ishte goli i 8 i sezonit, i shënuar në 7 ndeshjet e fundit radhazi në të cilat ka qenë në fushë me fanellën e Goa në kampionat. Sadiku është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit indian dhe një hap larg rekordit të të gjitha kohëve për këtë kampionat, ku seria më e mirë në histori është shënimi i golave në 8 ndeshje radhazi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al