Trupat e Koresë së Veriut që po shërbejnë krah ushtrisë ruse kanë pësuar humbje të mëdha pranë territoreve të Ukrainës, thonë shërbimet sekrete ukrainase, ka raportuar KyivIndependent të enjten.
Rusia thuhet se i ka stacionuar mbi 12.000 ushtarë të Koresë së Veriut në Kursk që nga gushti i këtij viti, për të ndihmuar në largimin e forcave ukrainase nga zona.
Më 20 dhjetor, sulmet ukrainase pranë Novoivanovka shkaktuan viktima të shumta në trupat e koreanoveriorë.
Autoritetet e Ukrainës thanë se humbja e trupave nga Koreja e Veriut është regjistruar në disa zona. Është raportuar në vazhdimësi që trupat e Kim Jong-Unit po përballen me probleme logjistike në tokën ukrainase.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al