VIDEO/ Shtanget Reali, Espanjoli i Kumbullës e mposht në La Liga dhe i jep “asist” për titullin… Atletikos

Feb 2, 2025 | 7:12
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e djeshme, teksa u mposht nga Espanjoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të  La Ligës. Kjo fitore e vendasve shkon si “asist” për Atletiko Madridin, në duelin e titullit kampion. 

Giu9JxyWcAA2895

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Karlos Romero në minutën e 85-të, teksa tashmë diferenca e pikëve mes Realit dhe Atletikos është vetëm 1. 

Për sa i përket Marash Kumbullës, ai u aktivizua titullar gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Në fundin e sfidës, mbrojtësi shqiptar u ndëshkua edhe me karton të verdhë.  

Në duelin e radhës që do të zhvillohet më 8 shkurt, do të jetë pikërisht Reali dhe Atletiko që do të përballen me njëri-tjetrin.  

GOLI I NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura