Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur rreth orës 13:35 në stadiumin e Hamburgut ku do të luajë sot ndeshjen ndaj Kroacisë.
Autobusi i kuqezinjve ka mbërritur para atij kroat në stadium, ndërsa i pari që ka hyrë me shpejtësi në dhomat e zhveshjeve ishte pikërisht trajneri Silvinjo, i ndjekur nga stafi i tij e më pas me radhë futbollistët.
Ata qëndruan pak çaste brenda, teksa dolën më pas në fushën e lojës, duke parë ambientin në tribuna që kishin filluar të mbusheshin nga tifozët. Sigurisht, duke u pritur me brohoritje nga mbështetësit e zjarrtë të Kombëtares shqiptare që janë pozicionuar në një nga tribunat pas portave.
SHIH VIDEON1
SHIH VIDEON2
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al