Një skandal ndodhi në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi.Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.
Kjo për shkak se ai u fut në ring duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL