Interi mposhti me rezultatin 4-0, serbët e Crvena Zvezdës, në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës. Dominim absolut i zikaltërve të Simone Inzagit, që nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim, triumfin ndaj skuadrës së Piter Olainkës.
Çalhanoglu hapi serinë e golave në minutën e 11-të me një realizim fantastik nga goditja e dënimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë, zikaltrit shënuan edhe 3 herë të tjera me sulmuesit Aranutoviç, Lautaro Martinez dhe Taremit.
Me këtë fitore Interi u ngjit në kuotnë e 4 pikëve, Duelin e radhës Interi e luan në transfertë ndaj Jang Bojs. Për Crvena Zvezdën, kjo ishte humbja e dytë radhazi. Serbën në duelin e radhës do të luajnë në transfertë ndaj Monakos.
FT: INTER – CRVENA ZVEZDA 4-0
Çalhanogli 11′ , Aranautoviç 59′ , Lautaro Martinez 72′, Taremi 81′ (P)
GOLI I TAREMIT ME PENALLTI: VIDEO
GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO
GOLI I ARNAUTOVIÇ: VIDEO
GOLI I ÇALHANOGLU NGA GODITJA E DËNIMIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTAREPANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al