Arina Rodionova, teniste australiane me origjinë ruse, së fundmi i surprizoi të gjithë duke vendosur të divorcohej nga bashkëshorti i saj, Tirone Uicker, me të cilin ishte e martuar që nga viti 2015.
Këtë vendim tenistja e ka bërë të ditur drejtpërdrejt në faqen e të rriturve “Onlyfans”, në prani të tashmë ish-bashkëshortit të saj.
– Jemi mirë, i urojmë njëri-tjetrit më të mirat.
Arina Rodionova ka lindur në Tambov, Rusi. Ajo filloi të luajë tenis në moshën tre vjeçare, dhe ka luajtur profesionalisht që nga viti 2004. Arina ka shënuar rezultate më të mira në dyshe sesa në teke. Në vitin 2015 ajo ishte e 41-ta në botë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al