VIDEO/ Thellohet skandali i gjyqtarit anglez, publikohet video duke thithur kokainë gjatë kampionatit Europianit 2024

Nov 13, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Thellohet skandali i gjyqtarit anglez, David Kut, i cili shihet në një video tronditëse teksa thith pluhur të bardhë (kokainë). Pamjet janë realizuar gjatë arbitrimit të Europianit 2024 këtë vere.

kut

Kut shihet teksa përdor një kartëmonedhë amerikane të mbështjellë për të thithur me hundë një vizë të asaj që duket të jetë kokainë.

Vlen të theksohet fakti se 42 vjeçari, u pezullua nga PGMOL, organi qeverisës për gjyqtarët profesionistë, këtë javë pasi u shfaq një video e veçantë në të cilën ai, përsëri me sy të hapur, e quan ish-trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop, një “gjerman budalla”.

Videoja e re ekskluzive e “The Sun” u filmua më 6 korrik, një ditë pas përplasjes çerekfinale të Euro 2024 midis Spanjës dhe Gjermanisë, ku Kut ishte në VAR. Në tavolinën e shtratit, pranë pluhurit të bardhë, janë pako me barna me recetë, një kartë krediti dhe romani i Terri Hajes Viti i karkalecit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura