VIDEO/ Tjetër performancë dinjitoze, sulmuesi shqiptar spikat me gol dhe asist në futbollin gjerman

Aug 23, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, ka rrëmbyer sërish skenën në Bundesligën 2 të Gjermanisë, me fanellën e Elversberg, teksa shënoi dhe asistoi në duelin ndaj Karsruher, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 3-2. 

asllani1

Asllani në 3 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin gjerman, ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe ka regjistruar 2 asiste, duke e nisur në mënyrë spektakolare këtë aventurë me klubin bardhezi. 

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari luan si i huazuar nga klubi i Hofenhemit, ndërkohë që sezonin e shkuar ishte pjesë e Austrisë së Vjenës ku arriti të shënonte 4 gola në 19 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura