VIDEO/ Triumf dramatik, skuadra e Ismajlit eliminon kryesuesit e Serisë A nga Kupa e Italisë

Sep 25, 2024 | 7:49
SHPËRNDAJE

Empoli i Ardian Ismajlit arriti një triumf dramatik në Kupën e Italisë, duke mposhtur Torinon, skuadrën kryesuese të Serisë A, me rezultatin 1-2 në raundin e 1/16-ve. 

EMPOLI

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ishte i disponueshëm për këtë sfidë, teksa Ekong në minutën e 30-të dhe Has në minutën e 90-të shënuan për miqtë e Empolit. Golin e vetëm për Torinon e realizoi Adams në minutën e 74-. 

Vlen të theksohet fakti se në raundin pasardhës, Empoli do të ndeshet me Fiorentinën në Kupën e Italisë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura