VIDEO/ U dogj nga zjarri pas shpërthimit të bombave molotov, hiqet banderola me imazhin e Edi Ramës! Si duket selia e PS-së një dite pas tubimit

Oct 8, 2024 | 10:45
SHPËRNDAJE

Është hequr banderola me sloganin “Vetëm përpara” dhe imazhin e kryeministri Edi Rama nga selia e PS-së pasi iu vendos flaka nga protestuesit gjatë tubimit të thirrur nga opozita mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet.

Një ditë pas protestës kombëtare të PD-së, në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihet që banderola është hequr.

Gjatë tubimit të së hënës, protestuesit hodhën bomba molotov duke djegur pemën para Kryeministrisë, si edhe stacione të autobusëve.

Flakëve të bombave molotov, nuk i shpëtoi as banderola që selinë rozë pasi protestuesit u zhvendosën atje.

selia e PS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura