VIDEO/ U fut në G Class pasi doli nga lokali, momenti kur ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit! Atentatorët i shkojnë paralel me Audi dhe e qëllojnë

Nov 20, 2024 | 10:38
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e momentit kur Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi është ekzekutuar me armë me silenciator në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet.

klajdi prendi

Në video, shihet teksa viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klajdi Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Ndërkohë, pak më vonë në vendin ku ndodhi atentati mafioz mbërrijnë forcat e policisë.

 


View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, pak pas mesnatë së të hënës (19 Nëntor) ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 28-vjeçari raportohet u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale.

Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës.

Një person dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.

Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur

fran prendi klajdi prendi
Viktima Klajdi Predi & Ish-gjyqtari Fran Prendi

Dëshmia e ish-gjyqtarit

Ish-gjykatësi Prendi, i pyetur pak minuta pas ngjarjes lidhur me motivet e atentatit, është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.

Ndërkohë policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona.

Klajdi Prendi dyshohet se ishte i përfshirë edhe ne tregun e paligjshëm te lotove sportive.

Por ende policia nuk ka një pistë konkrete për ngjarjen bazuar në prova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura